Kryeministri kanadez rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

Megjithatë ai ka thënë se ndjehet mirë dhe punën tashmë do ta vazhdojë nga distanca, përcjell Klankosova.tv.

Njoftimi erdhi në një postim në tëitter në të cilin ai u bëri thirrje të gjithëve për vaksinim.

Trudeau tha të enjten se ai po shkonte në izolim për pesë ditë pasi zbuloi mbrëmjen e kaluar se kishte qenë në kontakt me dikë që doli pozitiv.  Ai i tha The Canadian Press të premten se personi ishte një nga tre fëmijët e tij.

Trudeau më parë ishte izoluar në shtëpi në muajt e parë të pandemisë pasi gruaja e tij rezultoi pozitive.

Kanadaja ka një nga normat më të larta në botë të vaksinimit kundër koronavirusit – vaksina të cilat janë krijuar kryesisht për të mbajtur ata që infektohen të mos sëmuren rëndë.

LEXO EDHE:

Back to top button