Kryeministri Mickoski paralajmëron masa të reja të mundshme nëse vazhdon rritja e pakontrolluar e çmimeve në markete
Kryeministri Mickoski paralajmëron masa të reja të mundshme nëse vazhdon rritja e pakontrolluar e çmimeve në markete

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron masa të reja të mundshme nëse vazhdon rritja e pakontrolluar e çmimeve në markete. Mickoski tha se inspektorët ndjekin situatën në tregje dhe ritheksoi se nuk do të tolerohet asnjë lloj manipulimi apo “truke” me çmimet.
“Sa i përket çmimeve në përgjithësi, unë e ndjek nga afër situatën the e thashë se truke nuk do të lejoj. E ndjekim me kujdes atë se çfarë po ndodhe neper markete dhe sigurisht që nëse ka ndonjë sjellje jo korrekte apo siç unë i quaj truke, do të marrim masa por e kemi në plan që të sjellim masa për të cilat do të informohet opinioni në kohë”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër i RMV-së. /Alsat.mk