Kryetari i Këshillit Qendror të ZNAM-it, Igor Filkov, sot ka bërë të ditur se Maksim Dimitrievski do të jetë sërish kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Kumanovës

Kryetari i Këshillit Qendror të ZNAM-it, Igor Filkov, sot ka bërë të ditur se Maksim Dimitrievski do të jetë sërish kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Kumanovës

Kryetari i Këshillit Qendror të ZNAM-it, Igor Filkov, sot ka bërë të ditur se Maksim Dimitrievski do të jetë sërish kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Kumanovës. Dimitrievski është aktualisht kryetar i Kumanovës, dhe që nga sot nuk ka më dilema se ai do të garojë për një mandat tjetër. Filkov tha gjithashtu se ZNAM do të ketë së paku një kandidaturë për kryetar komune edhe në kryeqytet, por shtoi se negociatat me VMRO-DPMNE-në me të cilën janë në koalicion, ende janë në zhvillim e sipër.

“Për momentin, negociatat janë në zhvillim, por ajo që mund ta konfirmoj dhe ta them me siguri është se ne do të kemi një kandidat në qytetin e Kumanovës. Ai është kryetari ynë – Maksim Dimitrievski. Negociatat vazhdojnë, do të kemi së paku një kandidaturë për kryetar komune në Shkup dhe në komuna të tjera në mbarë Republikën, për të cilat bisedimet ende po zhvillohen”, tha Igor Filkov – Kryetar i Këshillit Qendror të ZNAM.

LEXO EDHE:

Back to top button