Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pasdite do të shpallë datën e zgjedhjeve lokale

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pasdite do të shpallë datën e zgjedhjeve lokale. Pritet që votimet për kryetar dhe këshillash komunal të jenë në 17 tetor. 30 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve bëhet propozimi i listave për këshilltarë komunal dhe këshilltarë në Kuvendin e Qytetit të Shkupit, ndërsa nga 27 shtatori duhet të fillojë fushata zgjedhore. Edhe pse sot shpallen zgjedhjet lokale, në Kuvend janë ngrirë negociatat për ndryshimet e Kodit Zgjedhor të propozuara nga Qeveri. Ndërsa deputetët janë në pushim kolektiv. Pas shpalljes së datës ndërpriten punësimet, subvencionimet dhe promovimet. Më 6 gusht ishin shpallur edhe zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura më 15 tetor të vitit 2017.

LEXO EDHE:

Back to top button