Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe e kritikoi vendimin e qeverisë për të marrë hua në vlerë prej 6 miliardë eurosh përmes kredive komerciale nga Mbretëria e Bashkuar
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe e kritikoi vendimin e qeverisë për të marrë hua në vlerë prej 6 miliardë eurosh përmes kredive komerciale nga Mbretëria e Bashkuar

Gazetar: Angell Dimovski
Gjashtë miliardë euro – dhe askush nuk e di saktësisht për çfarë. Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, sot ngriti alarmin për heshtjen që shoqëron marrëveshjet e reja për hua me Mbretërinë e Bashkuar. Ai shtoi se Qeveria është e detyruar të dalë menjëherë me më shumë informacione, sepse, siç tha ai, “një kornizë e tillë për një shumë kaq të madhe parash nuk është nënshkruar deri tani nga vendi ynë me asnjë institucion, me asnjë qeveri.”
“Bëhet fjalë për shuma të mëdha parash, për interesa që nuk i dimë sa janë, e që do t’i kthejnë gjeneratat e ardhshme. Shumë e madhe parash, 6 miliardë euro, e tejkalon edhe vetë buxhetin tonë. Cila është origjina e këtyre parave? A janë paratë britanike dhe drejtpërdrejt nga qeveria britanike, apo bëhet fjalë për fond i cili është i lokalizuar në Mbretërinë e Bashkuar, por që menaxhon para nga ndonjë vend tjetër?”, tha Venko Filipçes – kryetar i LSDM-së.
Kryeministri Hristijan Mickoski, nga ana tjetër, nuk zbuloi se sa do të jenë normat e interesit dhe nën çfarë kushte do të merret huaja, por tha se marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar e sheh si një hap përpara dhe se e gjithë kjo mund të sjellë vetëm gjëra të mira për qytetarët.
„Njëri është rikonstruksioni, modernizimi dhe ndërtimi i një shtegu tjetër hekurudhor që është pjesë e korridorit 10 nga Tabanoci deri në Gjevgjeli, dhe grupi i dytë i projekteve është praktikisht në shëndetësi, dhe ai është përfundimi i qendrës klinike në Shtip, së bashku me fakultetin e mjekësisë dhe konviktin studentor me 200 shtretër, si dhe përfundimi i spitalit në Kërçovë dhe rikonstruimi i Spitalit Klinik në Tetovë“, shtoi Hristijan Mickoskit – kryeministër.
Sa i përket huasë nga Hungaria, Filipçe tha se kemi mundur ta marrim me kushte shumë më të mira dhe me normë interesi më të ulët./Alsat.mk