Kryetari i Mykolaiv thirrje ndaj banorëve: largohuni nga qyteti

Kryetari i Mykolaiv thirrje ndaj banorëve: largohuni nga qyteti

Kryetari i qytetit jugor të Ukrainës Mykolaiv, Oleksandr Sienkevych, iu ka kërkuar banorëve të qytetit të largohen.

“Unë sugjeroj se të gjithë ata që duan të qëndrojnë të gjallë të largohen nga qyteti. Rreth 230,000 njerëz mbeten në qytetin e Mykolaiv tani”, tha kryebashkiaku.

Siç raporton CNN, rrugët e evakuimit jashtë qytetit janë në drejtimet e Odesës, Kryvyi Rih dhe Kiev.

Ai e përshkroi situatën si “në përgjithësi shumë të keqe. Qyteti bombardohet çdo ditë”.

Kryebashkiaku tha se 111 njerëz janë vrarë dhe 502 persona janë plagosur, duke përfshirë gjashtë fëmijë.

LEXO EDHE:

Back to top button