KSHZ konfirmon: 17 lista për deputet për zgjedhjet parlamentare

KSHZ konfirmon: 17 lista për deputet për zgjedhjet parlamentare

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) përmes një njoftimi konfirmon se janë dorëzuar 17 lista për deputetë për zgjedhjet parlamentare.

“Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me përfundim më datë 2 prill 2024, deri në orën 24 janë parashtruar gjithsej 17 lista kandidatësh për deputetë për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 8 maj 2024”, thuhet në njoftimin e KSHZ-së.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pas pranimit të listës së kandidatëve përcakton nëse lista është parashtruar në afatin e përcaktuar dhe nëse është përgatitur në pajtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kontrollon nëse kandidatët për deputetë i plotësojnë kushtet e parapara në Kushtetutën dhe nenin 7 paragrafët (2), (3) dhe (4) të Kodit Zgjedhor, nëpërmjet kontrollimit të të dhënave në regjistrat dhe evidencat përkatëse të institucioneve kompetente. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button