KSHZ: Në qytetin e Shkupit kryeson Arsovska me 38%, Shilegov 34%

KSHZ-ja e cilëson si te suksesshëm procesin zgjedhor. Kryetari i KSHZ-së, Alaksandar Dashtevski, tha se ka pasur 286 ankesa për te drejtën e votës, ndërsa vetëm 217 u pranuan, të tjerat janë hedhur poshtë. Ndërsa vazhdon përpunimi i te dhënave, janë përpunuar te dhënat për 1662 vendvotime 47.76% te përpunuara për kryetare komunash dhe 45.83% këshilltar. Për Qytetin e Shkupit janë përpunuar 17% te dhënave për kryetar.

Sipas gjendjes aktuale të votave të përpunuara, në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të Shkupit, udhëheq Danela Arsovska, me 15.379 vota, ose 38.9% të votave, pasuar nga 13.705 vota, dmth. 34.66% nga kandidati i LSDM -së në pushtet, Petre Shilegov. Pero Georgievski nga partia e majtë aktualisht është në vendin e tretë me 3,385 vota, ose 5.56%.

LEXO EDHE:

Back to top button