KSHZ: Votimi i të burgosurve dhe të sëmurëve zhvillohet pa probleme

KSHZ: Votimi i të burgosurve dhe të sëmurëve zhvillohet pa probleme

Të drejtën e votës për zgjedhjet presidenciale paraditen e sotme e ushtrojnë gjithsej 2147 votues në 14 institucione të vuajtjes së dënimit në Maqedoninë e Veriut. Votimi për ta ka nisur mëngjesin e sotëm në orën 07:00 dhe do të vazhdojë deri në mbylljen e kutive të votimit në orën 19:00.

Siç informon Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), votimi në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit deri më tani po zhvillohet pa probleme.

Përveç të burgosurve, sot të drejtën e votës mund ta ushtrojnë edhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm.

Kjo do të thotë se gjithsej 6935 qytetarë të regjistruar si të sëmurë apo të pafuqishëm do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në shtëpitë e tyre, pasi paraprakisht të kenë dorëzuar në komisionet komunale zgjedhore një njoftim për gjendjen e tyre me dokumentacion përkatës.

LEXO EDHE:

Back to top button