Ku është gazetarja ruse Ovsianikova që kritikoi ashpër Putinin?

Gazetarja ruse Marina Ovsyanikova, e cila protestoi kundër sulmit në Ukrainë në një transmetim të drejtpërdrejtë, konfirmoi sot se u arratis nga arresti shtëpiak ku përfundoi për gjoja përhapjen e lajmeve të rreme.

“Unë e konsideroj veten krejtësisht të pafajshme dhe për shkak se vendi ynë refuzon të respektojë ligjet e tij, unë refuzoj të respektoj ndalimin e vendosur ndaj meje më 30 shtator 2022 dhe po çlirohem prej tij”, ka shkruar ajo në kanalin e saj Telegram. Avokati i saj tha se gazetarja 44-vjeçare duhej të paraqitej në seancë në orën 10 të mëngjesit me orën e Moskës dhe se vendndodhja e saj nuk dihet aktualisht.

Në gusht, Ovsyanikova u dënua me dy muaj arrest shtëpiak për protestën e korrikut, ku qëndroi jashtë Kremlinit me një pankartë që e quajti presidentin rus Vladimir Putin një vrasës dhe ushtarët e tij fashistë.

Përballja me 10 vite burg

Ajo përballet me 10 vjet burg për përhapjen e lajmeve të rreme për forcat e armatosura ruse. Arrestimi i saj shtëpiak do të zgjaste deri më 9 tetor, por media shtetërore Russia Today raportoi të shtunën se ajo ishte arratisur me vajzën e saj 11-vjeçare dhe nuk dihej vendndodhja e tyre.

Është ende e paqartë se si ajo arriti të arratisej dhe të hënën emri dhe fotografia e saj u shfaqën në listën zyrtare të të arratisurve nga Home Office.

Ajo në deklaratën e sotme konfirmoi se ishte arratisur dhe kritikoi nenin e ligjit me të cilin akuzohet sepse “thotë të vërtetën”. Rusia miratoi ligje të reja për “përhapjen e qëllimshme të informacionit të rremë” më 4 mars, tetë ditë pas fillimit të sulmit në Ukrainë.

Më herët në mars, Ovsyanikova u shfaq para kamerave në një studio televizive gjatë një programi lajmesh duke mbajtur një banderolë ku shkruhej “Ndalo luftën” dhe “Ata po të gënjejnë”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button