Ku i merr raketat Hamasi? / Oryan: S’ka asnjë dyshim që nga Irani

Drejtori për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht ambasadori në Maqedoninë e Veriut , Dan Oryan, në një intervistë ekskluzive për T7, ka folur për konfliktin e fundit që po zhvillohet në Izrael në mes të këtij të fundit dhe palestinezëve.

Ndër të tjera Oryan tha se raketat që Hamasi po i përdorë kundër Izraelit, po i merr nga shteti i Iranit.

“Pa dyshim, informatat dhe shkathtësitë praktike vijnë nga Irani dhe nga përkrahësit e tyre, Hezbollahu, përfaqësi e Iranit dhe vetë Irani, dhe Hamasi. Ato të gjitha janë një zinxhir i terrorit. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është që t’i ndalim ata që të dërgojnë raketa dhe njohuri në Rripin e Gazës dhe gjithashtu në Liban. Ne kemi problem të ngjashëm me Hezbollahun në Liban, por dallimi është se Hezbollahu në Liban sot është i frenuar. Ata nuk po marrin pjesë në konflikt, sepse e dinë se cila do të jetë kostoja. Ata e dinë se nëse marrin pjesë, do të paguajnë shumë. Fatkeqësisht, deri më tani duket se Hamasi nuk do të ndalet derisa t’i humb të gjitha asetet, por unë shpresoj se do të ndalet”, ka thënë Oryan.

Tutje ambasadori tha se Hamasi është vetëm një organizatë terroriste që lanson mijëra raketa mbi Izraelin.

“Në rend të parë dhe mbi të gjitha, është organizata e Hamasit, që në deklaratën e saj, në kushtetutën e saj e ka thirrjen për vrasjen e hebrenjve. Nuk ka të bëjë asgjë me Malin e Tempullit (Xhamia Al-Aqsa), me asgjë tjetër. Kështu thuhet në mënyrë specifike aty. Vrasja e hebrenjve është një nga objektivat e kësaj organizate dhe fatkeqësisht ata e kanë marrë peng tërë popullin e Gazës”, është shprehur ambasadori Oryan.

LEXO EDHE:

Back to top button