Kuadrado mbetet në Seria A, do të firmos me “zikaltërit”

Sot është dita e vizitave mjekësore për Huan Kuadrado. Lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Interin, anësori kolumbian është gati të bashkohet me Atalantën. Futbollisti i lindur në vitin 1988 i bashkohet klubit të Bergamos me një kontratë vjetore.
Pas humbjes ndaj Torinos, trajneri Xhian Piero Gasperini, u shpreh kështu për merkaton e zikaltërve.
“Skuadra ka disa kohë që është në këtë mënyrë, krahasuar me qershorin dhe finalen e Dublinit ka 13 lojtarë më pak. Në sulm ka mbetur vetëm De Ketelaere, krahasuar me dy muaj më parë. Kemi lojtarë të vlefshëm, por nuk është se mund të presim gjithmonë më të mirën prej tyre. Më shqetëson kjo situatë, duhet të luajmë edhe në Ligën e Kampionëve, na presin vërtet shumë ndeshje”