Kufoma në valixhe, ankandi në Zelandën e Re zbulon vrasjen e dy fëmijëve

Kufoma në valixhe, ankandi në Zelandën e Re zbulon vrasjen e dy fëmijëve

Mbetjet trupore të dy fëmijëve të vegjël janë gjetur në dy valixhe të nxjerra në një ankand në Zelandën e Re.

Pas kryerjes së ekspertizës, policia lokale ka deklaruar se ka gjasa që trupat e fëmijëve, të moshave 5 dhe 10 vjeç, të kenë qëndruar në valixhe për disa vite më radhë.

“Të dhënat e para sugjerojnë se këta fëmijë mund të kenë vdekur prej shumë vitesh. Edhe valixhet ku ata u gjetën kanë qenë të magazinuara për një kohë shumë të gjatë. Procedurat e identifikimit janë ende në vazhdim, ndaj për momentin nuk mund të japim detaje mbi identitetin e viktimave. Sapo procedurat të kenë përfunduar, hapi i ardhshëm do të jetë kontaktimi i familjarëve”, thotw Tofilau Faamanuia Vaaelua, inspektor policie, Zelandë e Re.

Kufomat u gjetën vetëm kur një familje bleu një kontejner të mbushur me artikuj që do të dilnin në ankand në Oklandin Jugor.

Policia theksoi se familja në fjalë nuk ka lidhje me krimin, por ka mbetur e tronditur nga zbulimi dhe po asistohet nga specialistët.

LEXO EDHE:

Back to top button