Kujdes! Ja si ndikon dieta në gjum – Hulumtimet tregojnë se çfarë duhet të hani për një gjumë më të mirë
Frutat dhe perimet janë një pjesë e rëndësishme e një diete të ekuilibruar, dhe po ashtu është edhe gjumi i ekuilibruar, sipas një studimi nga Finlanda.

Studimi hulumtoi se si konsumimi i frutave dhe perimeve tek të rriturit finlandezë ndikon në kohëzgjatjen e gjumit. Hulumtimi mori parasysh të dhënat nga Studimi Kombëtar i FinHealth 2017, i cili përfshinte 5,043 të rritur mbi moshën 18 vjeç. Subjektet raportuan dietën e tyre dhe zakonet e gjumit, të cilat u krahasuan në 3 kategori të gjumit: të shkurtër, normal dhe të gjatë.
Krahasuar me ata që flenë normal, ata që flenë shkurt konsumojnë 37 gram më pak fruta dhe perime në ditë, ndërsa ata që flenë gjatë konsumojnë 73 gram më pak në ditë. Studimi arriti në përfundimin se ekziston një model i qëndrueshëm në të cilin devijimi nga kohëzgjatja normale e gjumit lidhet me konsumin e reduktuar të frutave dhe perimeve. Këto gjetje tregojnë nevojën për të “konsideruar modelet e gjumit në ndërhyrjet dietike”, shtuan studiuesit.
“Kërkime të mëtejshme, duke përfshirë studime gjatësore, nevojiten për të kuptuar më mirë mekanizmat e këtyre asociacioneve”, thuhet në studim.
Bashkautori i studimit Timo Partonen, një profesor në Institutin Finlandez të Shëndetit dhe Mirëqenies (THL) në Helsinki, iu përgjigj gjetjeve të tij në një intervistë me Fox News Digital.
“Fjetja më pak se 7 orë në natë ose më shumë se 9 orë shoqërohet me konsum të reduktuar të frutave dhe perimeve”, vuri në dukje ai.
“Gjëja kryesore është se mungesa e gjumit përkon me një dietë jo të shëndetshme”, tha Partonen.
Studimin e plotë mund ta shikoni këtu .