Kujdes! Nëse flemë keq, mund të ndihemi më të vjetër se sa jemi në të vërtetë

Kujdes! Nëse flemë keq, mund të ndihemi më të vjetër se sa jemi në të vërtetë

Mungesa e gjumit mund t’ju bëjë të ndiheni vite më të vjetër se sa jeni në të vërtetë. Sa i vjetër ndihet është i lidhur me gjendje të ndryshme të shëndetit fizik dhe mendor, veçanërisht depresionin.

– Mosha është më shumë se thjesht perceptim. Ne e dimë se ata që ndihen më të rinj se mosha e tyre aktuale, jetojnë më të shëndetshëm dhe më gjatë. Gjumi ndikon drejtpërdrejt se sa të rinj apo të moshuar ndihemi – pohon Leonie Balter nga Instituti Karolinska në Suedi.

Gjumi i mjaftueshëm na bën të ndihemi pesë vjet më të rinj

Për shkak të rëndësisë së gjumit për shëndetin tonë mendor dhe fizik, Balter dhe John Axelson, gjithashtu nga Instituti Karolinska, vendosën të hetojnë nëse gjumi ndikon në moshën tonë subjektive. Ata përfshinë 429 njerëz nga mosha 18 deri në 70 vjeç në studim për të hetuar sa vjeç ndiheshin dhe sa gjumë kishin fjetur në 30 ditët e fundit. Ata zbuluan se mungesa e gjumit të mjaftueshëm lidhej me pjesëmarrësit që ndiheshin më të vjetër se sa janë në të vërtetë, me çdo ditë gjumë të dobët duke shtuar mesatarisht 0.23 vjet moshës së tyre subjektive. Në të kundërt, ata që raportuan se flinin mjaftueshëm për 30 ditë kishin një moshë subjektive që ishte mesatarisht 5.81 vjet më e re se mosha e tyre aktuale.

Rezultate interesante nga eksperimenti i gjumit

Në pjesën e dytë të studimit, ekipi rekrutoi 186 persona të tjerë. Gjatë dy javëve, këtyre pjesëmarrësve iu kërkua të synonin 9 orë gjumë gjatë dy netëve radhazi, të regjistruara nëpërmjet ditarëve të gjumit dhe pajisjeve të gjurmimit të gjumit. Më pas atyre iu tha të kufizonin gjumin e tyre në vetëm katër orë, për dy netë radhazi.

Pas kësaj periudhe të kufizimit të gjumit, ata raportuan se ndjeheshin mesatarisht 4.44 vjet më të vjetër se sa ishin, ndërsa pas 9 orësh gjumë ndiheshin 0.24 vjet më të rinj. Krahasuar me ata që ndiheshin më pak të lodhur, ata që ishin më të lodhur raportuan se ndiheshin rreth 10 vjet më të vjetër.

– Rezultatet e hulumtimit tregojnë se gjumi është një tregues kyç se sa të vjetër mund të ndihen disa njerëz, gjë që lidhet me shëndetin tonë. Nëse mbroni gjumin tuaj, mund të ndiheni më të rinj – përfundoi studiuesi Balter.

LEXO EDHE:

Back to top button