Kujdes nga distancimi social mund të ketë pasoja psikologjike!
Sado e rëndësishme të jetë distanca fizike dhe izolimi në uljen e përhapjes së koronavirusit, nuk duhet të anashkalohet fakti se këto masa ndikojnë në shëndetin mendor.

Njerëzit janë krijesa shoqërore. Ashtu si të gjitha kafshët shoqërore, ne kemi evoluar gjatë mijëvjeçarëve për t’u mbështetur në ndërveprime komplekse sociale me të tjerët të species sonë. Kjo është një pjesë kyçe e evolucionit tonë dhe është baza për shumicën e shoqërive.
Ndërsa një numër në rritje i kufizimeve të rrepta sociale vendosen, ekspertët e shëndetit mendor paralajmërojnë se humbja e këtyre lidhjeve të rëndësishme mund të ketë një kosto të lartë psikologjike.
Ekziston një ndryshim midis izolimit social dhe vetmisë.
Izolimi social është një ndarje fizike objektive nga njerëzit e tjerë – për shembull, të jetuarit vetëm – ndërsa vetmia është një ndjenjë subjektivisht shqetësuese e të qenit vetëm dhe e ndarë.
Është e mundur të ndiheni të vetmuar në prani të njerëzve të tjerë dhe gjithashtu mund të jeni vetëm pa u ndjerë i vetmuar. Megjithatë, vetmia nuk është vetëm një ndjenjë; është një paralajmërim biologjik që vjen në trupin tuaj se duhet të kërkoni njerëz të tjerë. Lidhjet njerëzore janë të rëndësishme për mbijetesën dhe përparimin, dhe trupi juaj e di këtë.
Masat e distancimit fizik dhe të vetëizolimit të vendosura për të kufizuar përhapjen e koronavirusit kanë rezultuar në një numër në rritje të njerëzve që ndihen të vetmuar.
Shumë kohë përpara koronavirusit, ne e dinim se vetmia, në veçanti, shoqërohej me pasoja më të dëmshme për shëndetin.
NAKTET
Ka raporte anekdotike të njerëzve që kanë makthe ose probleme me gjumin si pasojë e stresit të koronavirusit.
Kjo nuk është për t’u habitur. Sipas hulumtimeve mbi këtë fenomen, çdo gjë që mund të shkaktojë stres ose ankth rrit rrezikun e ëndrrave të këqija. Traumat dhe ngjarjet shqetësuese gjithashtu mund të kenë një efekt të ngjashëm në gjumin dhe ëndrrat tuaja.