Kujdes! Një trend i ri i rrezikshëm në Tiktok, paralajmërojnë psikologët

Kujdes! Një trend i ri i rrezikshëm në Tiktok, paralajmërojnë psikologët

Trendi, i quajtur “kalbja e shtratit”, përfshin qëndrimin në shtrat për periudha të gjata kohore, jo për të fjetur, por për aktivitete pasive si ngrënia e ushqimeve, shikimi i televizorit, luajtja e lojërave dhe aktivitete të ngjashme.

Psikologët paralajmërojnë për një trend të ri të gjeneratës Z, i cili po përhapet përmes rrjetit social TikTok, dhe përfshin të ashtuquajturin kujdes për veten dhe quhet “kalbja e shtratit”.

Trendi, i quajtur “kalbja e shtratit”, përfshin qëndrimin në shtrat për periudha të gjata kohore, jo për të fjetur, por për aktivitete pasive si ngrënia e ushqimeve, shikimi i TV, luajtja e lojërave dhe aktivitete të ngjashme.

Këshillohet që të kujdeseni për veten dhe të pushoni pas një dite të ngarkuar për të menaxhuar stresin dhe për të rritur energjinë. Megjithatë, nga ana tjetër, gjumi i tepërt dhe mungesa e aktivitetit fizik mund të çojnë në probleme shëndetësore.

Megjithatë, kjo nuk e shqetëson gjeneratën Z të cilët e kanë “përqafuar” këtë trend gjithnjë e më popullor me videot që kanë miliona shikime në Tiktok.

Kjo është arsyeja pse ekspertët vendosën të tregojnë avantazhet dhe disavantazhet e këtij trendi.

Psikologia e Universitetit të Kolumbisë, Courtney DeAngelis, tha se “kalbja në shtrat” ​​në doza të vogla mund të qetësojë trupin dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit dhe rraskapitjes, veçanërisht për njerëzit që punojnë me orë të gjata në vende që kërkojnë rraskapitje mendore ose fizike.

Ekspertja klinike e mjekësisë familjare në Universitetin Shtetëror të Ohajos, Nicole Hollingshead, vuri në dukje se shtrirja në shtrat është një mënyrë për t’u çlodhur dhe mund t’i ndihmojë njerëzit të ndihen më mirë pa u ndjerë në faj.

Megjithatë, sipas asistent profesorit të Universitetit të Kolumbias, Rajan Sultan, kohëzgjatja e aktiviteteve të tilla është e rëndësishme. Domethënë, ky trend mund të bëhet shqetësues nëse zgjat më shumë se një ose dy ditë.

Psikologët gjithashtu theksojnë se përveç kohës së kaluar në shtrat, rëndësi ka edhe ajo që bëni kur jeni shtrirë. Ky trend mund të jetë veçanërisht i dëmshëm nëse e kaloni kohën tuaj të lirë duke përdorur celular ose duke parë televizor.

LEXO EDHE:

Back to top button