Kujtohet masakra e Srebrenicës/ “Marshi i paqes” në 30-vjetorin e gjenocidit serb në Bosnje

Kujtohet masakra e Srebrenicës/ “Marshi i paqes” në 30-vjetorin e gjenocidit serb në Bosnje

Mijëra njerëz iu bashkuan Marshit të Paqes, një ngjarje që shënon përvjetorin e masakrës së Srebrenicës.

Në 30 vjetorin e gjenocidit, njerëz nga e gjitha bota ndoqën rrugën nëpër të cilën ecën mbi 8 mijë viktimat dhe shumë pak të tjerë që u arratisën nga forcat serbe dhe ia dolën të shpëtonin në vitin korrik të vitit 1995.

Mes tyre ishte edhe Amir Kulaglic, një i mbijetuar i masakrës, i cili u fsheh në pyll dhe ia doli t’i shpëtonte vrasjes. Ai tregoi për AP se këtë vit nuk mund t’i a bashkohet marshit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Unë jam i mbijetuari i kësaj rruge, marshimi i të vdekurve, nga Srebrenica në fshatin Nezuk. Udhëtimi im zgjati shtatë ditë e tetë netë. Sot jam këtu që të mund ta shoh djalin tim, Sulltanin, në këtë shteg këmbësorësh”, tha Amir Kulaglic.

Më 11 korrik 1995, serbët pushtuan Srebrenicën, në atë kohë një zonë e sigurt e mbrojtur nga OKB. Ata ndanë të paktën 8,000 burra dhe djem boshnjakë nga gratë, nënat dhe motrat e tyre dhe i masakruan.

Gratë dhe fëmijët boshnjakë u futën në autobusë dhe u dëbuan.

Vrasjet e Srebrenicës ishin kulmi i luftës së Bosnjës në vitet 1992-95, e cila erdhi  pas shpërbërjes së Jugosllavisë

LEXO EDHE:

Back to top button