Kujton Leonardo Bunuçin dhe bëhet menjëherë lider te Juventusi

Cilado qoftë arsyeja, Renato Veiga, në vetëm tri ndeshje të luajtura, tashmë i ka bërë përshtypje tifozëve të Juventusit. Pavarësisht se është vetëm 21 vjeç, nuk mund të thuhet se portugezi, djali i një artisti, mbërriti në Kontinasa me pak pritshmëri. Para së gjithash sepse ai kushtoi 3.8 milionë (plus bonuse) për vetëm 6 muaj në huazim nga Çellsi dhe, së dyti, sepse roli i tij (ai e përkufizoi veten si një qendërmbrojtës me këmbë të majtë), karakteristikat (aftësia e mirë për të ndërtuar lojën) dhe karriera bënë një paralelizëm me Rikardo Kalafiorin.

Në realitet, megjithatë, më shumë se ish-lojtari i Bolonjës i “formuar” nga Tiago Mota, gjatë ndeshjes kundër PSV-së Renato Veiga kujtoi… Leonardo Bonuçin. Për aftësinë për të nisur pasime të gjata dhe të sakta nga mbrojtja, një variacion i dobishëm taktik në një ndeshje ku kundërshtarët janë shumë agresivë në mes të fushës.

Megjithatë, Renato Veiga nuk bëri përshtypje vetëm me teknikën e tij, por edhe me guximin dhe vendosmërinë e tij. Ai e tregoi këtë që në minutën e 6-të, kur pasi kishte fituar një rivënie, ftoi tifozët të rrisin volumin. Ose në minutën e 92-të, kur pas një goditjeje të Til pak hapa larg Di Gregorios, ai festoi me tifozët e Juventusit sikur të kishte shënuar gol. Ndërkohë që ka treguar se duhet të përmirësohet ende në markim, karakteri sigurisht që nuk i mungon. Te një Juventus në kërkim të lidershipit, portugezi ka zyrtarizuar kandidaturën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button