Kuka dhe Krasniqi, më të mirët në vitin 2021

Trajneri i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka dhe fituesja e medaljes së artë nga Lojërat Olimpike në “Tokio 2020”, Distria Krasniqi, janë shpallur më të mirët për vitin 2021 nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Në ceremoninë solemne, Kuka u shpall trajneri më i mirë për vitin 2021, duke marrë më shumë vota në konkurrencë të trajnerëve të mirënjohur si Larbi Bendoudab, Kristof Galian dhe Robert Erikson. Dritan Kuka është më meritor për tre medalje të arta olimpike që Kosova I fitoi në Rio De Zhaneiro dhe Tokio. Ndërkohë Distria Krasniqi, u shpall xhudistja më e mirë e vitit, duke lënë pas xhudistet e mirënjohura në kategorinë deri më 48 kg si Klaris Agbegnoui, Abe Uta, Ana Maria Vagner dhe Xhesika Klimkait. /Alsat.mk