Kuman: Dështuam në mbrojtje, por ne vazhdojmë garën

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman protestoi për pafajësinë e tij, pasi u ndëshkua me të kuq gjatë disfatës së Barcelonës ndaj Granada me rezultat 2-1.

“Unë nuk e kuptoj atë. Sipas Carlos Naval, unë nuk kam respektuar zyrtarin e katërt, por nuk kam thënë asgjë të keqe… Unë nuk e fyeva atë. E pabesueshme. Por nëse zyrtari i katërt dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes … Unë thashë diçka, por me gjithë respektin e duhur. Ai u përgjigj ndaj meje në një mënyrë që nuk ishte aq e këndshme. Ai nuk më respektoi mua. Nëse ata vendosin diçka në raport që unë nuk e kam thënë, atëherë unë do të duhet të bëj diçka për këtë,” tha në fillim Kuman, në takimin me gazetarët.

Pastaj trajneri holandez foli edhe për ndeshjen e humbur nda Granadës.

“Përqendrimi ynë në mbrojtje nuk ishte aq i mirë në pjesën e dytë. Ne krijuam raste për të shënuar, veçanërisht te 1-0, por humbëm përqendrimin tonë. Kjo është arsyeja pse kemi humbur. Ne duhet të pranojmë që kemi humbur, por jemi të zhgënjyer sepse kjo ishte një mundësi e madhe,” tha mes tjerash Kuman.

LEXO EDHE:

Back to top button