Kuman fiton dy yje për përballjen me Valencia-n

Serhio Kun Aguero dhe Ousmane Dembele, kanë rifilluar me stërvitjen me Barcelonën. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, nga klubi pritet që të paktën njëri nga të dy, ose edhe të dy, do të hyjë në listën e trajnerëve për ndeshjen e së dielës së ardhshme kundër Valencia.
Mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon. Dembele është dëmtuar që nga Kampionati i fundit Evropian, ndërsa Agüero pësoi një dëmtim të tendinit në pjesën e brendshme të këmbës së tij të djathtë.