Kuman i kënaqur me lojë, por jo edhe rezultatin final

Ndeshja e dytë mes Barcelonës dhe PSZH-së u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.  Trajneri i Barcelonës analizoi shpejtë lojën e katalanasve, por nuk harroi të përmend situatën me Mesin.

“Jemi eliminuar, por largohemi me ndjenja të mirë. Ishim superior në pjesën e parë, skuadra ishte në formë shumë të mirë dhe meritonim diçka më shumë. Duhet të theksojmë qëndrimin e ekipit në këtë ndeshje.”

Koeman tutje tregoi se janë të mërzitur por ajo çfarë u pa në fushë në këtë ndeshje, është shumë e rëndësishme.

“PSZH ka pasur efektivitetin në favor të tyre, veçanërisht në Camp Nou. Skuadra ka bërë një përpjekje të jashtëzakonshme, por gjithashtu duhet të kesh pak fat. Ne nuk i kemi shfrytëzuar mundësitë tona.”

I pyetur nga gazetarët nëse është kjo një performancë që mund ta bind Messin të qëndrojë?

“Leo e sheh që ekipi po përmirësohet me ndryshimet që bëjmë, lojtarë të rinj me cilësi dhe të ardhme të madhe po vijnë, kështu që nuk është çështje dyshimi për këtë ekip”, përfundoi Kuman.

LEXO EDHE:

Back to top button