Kuman kërkon të qëndrojë sulmuesi francez në “Kamp Nou”

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman ka treguar që është i hapur për rinovimin e kontratës së sulmuesit Ousmane Dembeles. Francezi realizoi gol në minutën e fundit për të siguruar fitoren ndaj Real Valladolidit. Me 12 muaj kontratë të mbetur, ish ylli i Dortmundit është i lidhur me kalimin në Itali ose Angli. Pavarësisht spekulimeve, Kuman dëshiron ta mbajë 23-vjeçarin në Kataluni.
“Do të doja që Dembele të qëndrojë, është lojtar i rëndësishëm për ne. Ai tregoi vetën me lojën dhe golin. Çelësi është që fizikisht është përmirësuar dhe ka luajtur disa ndeshje radhazi”, tha ai.
Këtë edicion Ousmane Dembele ka realizuar 10 gola në të gjitha garat.