Kumani shkarkohet pas ndeshjes me Atletiko Madridin

Skuadra katalonase, pritet të bëjë ndryshime në stafin teknik. Barcelona nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion sidomos në Ligën e Kampionëve ku ndodhen në pozitën e fundit në grup pas dy ndeshjeve të para. Kjo ka bërë që drejtuesve të klubit të ju humb durimi për trajnerin Ronald Kuman.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Kumani do të shkarkohet pas ndeshjes ndaj Atletiko Madridit që luhet të shtunën.
Presidenti i klubit Joan Laporta ka mbetur i befasuar nga holandezi pasi beson që ekipi i tyre mund të bëjë më shumë me një trajner tjetër në krye. Si emra të mundshëm për të zëvendësuar Kumanin në stolin e Barçes po përmenden Çavi, Roberto Martinez dhe Andrea Pirlo.