Kumanovë, pritje me muaj për në repartin e ORL-së

Adnan Qahili

Në vend se të shkoj në shkollë, Lavdërimit i duhet të bredhë dyerve të spitaleve. Problemi shëndetësor me fytin atij prej dy muajsh i ka pamundësuar të vijoj mësimin. 9 vjeçari tani një kohë të gjatë është në pritje të një trajtimi mjekësor, të cilin nuk e mori kur më së shumti pati nevojë. Sëmundja e tij me bajamet i ka shkaktuar probleme dytësore, saqë prej dy vitesh është në terapi me antibiotik, thotë raporti mjekësor.

 “Më dhimbshin bajamet se kisha ndezje. Kur dilja të luaj dhe kur kthehesha në shtëpi më dhembnin këmbët. Në shkollë më pyesnin përse kam munguar, a jam shëruar nga bajamet? Unë jo thosha po”, Lavdërim Sadiku, Pacient

 Prindi tij, Jaseri thotë se në Klinikën e ORL-së në Kumanovë nuk e marrin si rast urgjent dhe përveç terapive me ilaçe nuk i ofrojnë ekzaminim më të detajuar. Ai thotë se po ia helmojnë djalin me tableta dhe specialistët nuk po marrin parasysh udhëzimin e mjekut amë për t’i bërë intervenim kirurgjikal.

 “Ka problem me bajamet ka ndjeje në fyt shpeshherë e detyrohemi të shkojmë nëpër mjek dhe atje nuk i jepet mundësi për ta dërguar në Shkup. Mjekët tash e shikuan te ORL-ja dhe thanë se s’ka nevojë ti heq, por para 10 ditësh kur e pata te mjeku amë i ka dhënë terapi antibiotik. Gjatë kohë merr antibiotikët që janë për këto raste si Amocikllav dhe Sumamed, por ka mungesa të shumta në shkollë”, Jaser Sadiku, Prind 

 Arsyeja përse në Klinikën e ORL-së ka kaq shumë listë të pritjes për ekzaminime të detajuara mjekësore, sipas drejtorisë së Spitalit Rajonal të Kumanovës është që prej kohësh ai repart ka qenë kovid qendër. Në rastin e Lavdërimit, specialisti nuk i jep udhëzim për operim në Klinikën shtetërore të Shkupit, por që problemi me barëra nuk i ka kaluar prej vitesh. Sipas drejtoreshës Snezhana Zaharieva, fëmijët në Klinikë nuk futen dot në operacion me anestezion total sepse është prishur aparatura që përcjell reanimimin.

“Para dy vitesh u shkaktua defekt në njërin nga pajisjet anesteziologjike, ajo është aparaturë e shtrenjtë. Gjatë pandemisë kur paratë janë shpenzuar në oksigjeno terapi, reagensë laboratorik dhe barëra nuk kemi mundur të blejmë diçka që është 50 mijë euro e shtrenjtë. Edhe po ta blinim, ne bëmë analizë se sa do të jetë në funksion në atë kohë kur hapësirat e njëjta të ORL-së përdoreshin si kovid qendër: thotë Snezhana Zaharieva, Drejtoreshë e Spitalit të Kumanovës 

 Sipas udhëheqësisë së spitalit, kapacitetet e gjitha reparteve janë të limituara për të shërbyer në kohë të gjithë pacientët nga rajoni veri-lindor i vendit. Gjithashtu mungesa e personelit të ri mjekësor ka bërë që stafi i specialistëve të jetë në prag të pensionit dhe lëshimi i termineve përnjëherësh ndërmjet dy valëve të pandemisë ka pamundësuar ti mjekojnë të gjithë. Në këtë situatë po e pësojnë pacientët, ndonëse të pa prekur nga virusi korona, gjendja tyre shëndetësore po u rrënohet nga trajtimi e vonuara mjekësore.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button