Kumanovë/ Sekuestrohen mbi pesë mijë copë mjete piroteknike
Kumanovë/ Sekuestrohen mbi pesë mijë copë mjete piroteknike

Policia e Kumanovës ka kontrolluar një objekt shitës në lagjen Karposh dhe ka gjetur 5500 copë lëndë piroteknike.
“Dje në ora 17:10, zyrtarët policorë të SVR Kumanovë kanë privuar nga liria S.S.(54) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në objektin e tij shitës në lagjen Karposh në Kumanovë dhe gjatë kontrollit në depon e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur rreth 5.500 copë mjete piroteknike”.