Kumbulla: Hajde miku im Bove! Mezi pres të të përqafoj!

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla ka shkruar një mesazh mbështetje për Edoardo Bove. Bove pati një incident në ndeshjen kundër Interit ku u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kumbulla i cili ka luajtur bashkë me të në Romë, ka shkruar një mesazh motivues për lojtarin e Fiorentinas.

“Hajde miku im! Mezi pres të të përqafoj, të dua!”, ka shkruar Kumbulla në rrjetet sociale

Kujtojmë që lojtari momentalisht është në spital, në gjendje stabile – por në kujdes intensiv./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button