Kumbulla: Performancë e shkëlqyer nga ekipi në një natë të paharrueshme!

Real Madrid pësoi disfatë 0-1 ndaj Espanjol në La Liga, ku titullar ishte edhe Marash Kumbulla, që zhvilloi ndeshje pozitive.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, qëndroi në fushë gjatë gjithë duelit, teksa u ndëshkua me karton të verdhë në fundin e sfidës.  Ai u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa fitoi 3 nga 5 duelet me kundërshtarët madrilenë. Kumbulla gjithashtu regjistroi edhe 14 pasime të sakta, teksa spastroi 9 herë zonën. Mbrojtësu ka reaguar përmes një njoftimi në profilin e tij në “Instagram”.

“Performancë e shkëlqyer nga ekipi në një natë të paharrueshme! Falenderime të veçanta për tifozët për mbështetjen dhe energjinë që na kanë dhënë. Le të shkojmë 🔵⚪️💪🏻”, shkruan Kumbulla.

LEXO EDHE:

Back to top button