Kupa, Akad. Pandev sfidon Makedonija Gj.P.

Në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, sot është hedhur shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë. Së fundit, fitues i Kupës ishte Akademia Pandev, e cila do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin, si një përsëritje e finales së fundit, ku skuadra nga Gjorçe Petrovi do të kërkojë hakmarrje për humbjen në finale.

 

 

Në gjysmëfinalen e dytë, Struga Trim Lum do të kërkojë kualifikimin e parë në finale të Kupës së Maqedonisë, kur përballet me skuadrën e Sileksit. Për shkak të pandemisë “Covid 19”, do të zhvillohet vetëm një ndeshje të gjysmëfinales, të cilat janë planifikuar për 7 prill, në orën 15.00. (Foto: Gol.mk)

LEXO EDHE:

Back to top button