Kupa, Asllani në gjysmëfinale duke eliminuar Gjimshitin

Skuadra e Interit kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Skuadra milaneze mposhti me rezultat minimal Atalantën në “San Siro” falë golit të shënuar nga Darmian në pjesën e dytë, në një ndeshje mjaft të luftuar.

Rreth 20 minuta në fushë për Kristjan Asllanin, që mori vendin e Hakan Çalhanoglou në të të 72-tën, ndërsa në radhët e Atalantës, Berat Gjimshiti u aktivizua titullar dhe qëndroi në fushë deri në fund.

Interi do të përballet në gjysmëfinale me të kualifikuarën e çiftit Juventus – Lazio, që do të luhet të enjten në mbrëmje, në Torino. /Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button