Kupa, Bashkimi do të përballet me Voska Sportin në stadiumin në Gostivar
Skuadra e Bashkimit nga Kumanova ka njoftuar se sfidën e 1/16 së finales në Kupën e Maqedonisë do ta zhvillojë në stadiumin në Gostivar. Përball skuadrës nga Kumanova do të jetë skuadra e Ligës së Parë, Voska Sport nga Ohri.
Arsye për zhvendosjen e kësaj përballje në Gostivar, vjen nga fakti se Federata e Futbollit të Maqedonisë gjatë javës së kaluar pezulloi stadiumin në Kumanovë, për shkak të pranisë së personave jozyrtarë në terren, pas ndeshjes së fundjavës kundër Bellasicës.
Të mërkurën, në terminin e njëtë, në orën 14.00, do të zhvillohen edhe dy takime të tjera, ku Bellasica do të takohet me Makedonija Gj.P. dhe Pobeda do të sfidojë Gostivarin.
Kujtojmë se Detoniti, Pelisteri, Shkëndija, Sileksi, Arsimi, Vardari, Besa, Shkëndija Haraçinë, Bregallnica, Struga TL, Brera Strumicë dhe FC Shkupi, kanë siguruar kalimin në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë.