Kupa, Drita synon trofeun pas 2 dekadave

Kupa e Kosovës do të njoftohet me fituesin e saj, pasi në Prishtinë luhet finalja mes Dritës dhe Llapit. Para ndeshjes, të dy skuadrat janë shprehur optimiste për triumfin dhe janë gati të bëjnë gjithçka për fitoren. Drita do të synojë me çdo kusht që të del triumfuese dhe ta fitojë trofeun pas afro dy dekadave, ndërsa Llapi do të ketë për qëllim ta mbrojë titullin e kampionit. Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e dinë vlerën e kësaj ndeshjeje dhe se do të tentojnë ta ndalin skuadrën e Llapit.

“Është vetëm një ndeshje futbolli, ndeshje të cilën e kemi përgatitur si çdo ndeshje tjetër, nuk diskutohet, është finale, dhe kemi marrë të gjitha masat se çfarë mund të ndodh në një finale”, tha Nuhiu.

Është skuadër, e cila shënon shumë realisht, apo mos gabofsha është skuadra e cila ka shënuar më së tepërmi këtë vit. Duhet të kemi kujdes sepse kanë sulm të shpejtë dhe të rrezikshëm. E potencova edhe më herët se kemi marrë të gjitha masat duke përgatitur, duke eliminuar pikat e forta të tyre dhe të shfrytëzojmë dobësitë që mund të paraqiten nesër mbrëma”, tha Nuhiu.

Është një mundësi që të shkruajmë histori, është e rëndësishme që të fitojmë këtë trofe për qytetin, për tifozët tanë ‘Intelektualët’ gjithashtu edhe për ne si staf, apo edhe futbollistët mendoj që e kanë merituar të stolisemi me këtë trofe”, Ardian Nuhiu.

Ndeshja mes dy skuadrave luhet në ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00.

LEXO EDHE:

Back to top button