Kupa e Azisë lë pasoja te mbrojtësi i Bajern Munihut

Pjesëmarrja në Kupën e Azisë rezultoi fatale për mbrojtësin koreano-jugor Kim Min-Jae, pasi situata ndryshoi me shpejtësi pas rikthimti të tij te Bajern Munihu. Deri më 20 dhjetor koreano-jugori ishte titullar në 21 nga 23 ndeshjet zyrtare të Bajernit.

Më pas, atij iu desh t’i përgjigjej thirrjes së kombëtares së tij për turneun kontinental, por ndërkohë që gjërat kanë ndryshuar në Bavari. Pasi gjeti vendin e tij si titullar pas kthimit, Kim përfundoi në stol në dy nga tre ndeshjet e fundit në kampionat dhe më pas edhe në Ligën e Kampionëve.

De Ligt duket se është ngjitur në hierarki edhe pse kjo dukej e pamundur, ndërkohë që ai ishte vendimtar edhe me një asistim në ndeshjen e kthimit kundër Lacios. Vet Kim, duke folur për “T-Online”, komentoi atë që i ndodhi në këtë pjesë të dytë të sezonit.

“Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë më parë, por mendoj se mund të mësoj diçka nga kjo situatë. Fakti që nuk luaj nuk do të thotë se jam krejtësisht jashtë formacionit titular. Kam gjithmonë besim në aftësitë e mia kur futem në fushë. Kam luajtur shumë ndeshje, por meqenëse ka shumë lojtarë të mirë në Bajern, mund të ndodhë edhe që të mos luaj për pak kohë”, tha mbrojtësi koreano-jugor.

LEXO EDHE:

Back to top button