Kupa e Italisë, caktohen terminet e saktë për gjysmëfinalet

Janë caktuar datat e sakta për sfidat e para dhe ato kthyese të gjysmëfinales në Kupën e Italisë. Kështu Juventusi do të vizitojë Interin më 2 shkurt, ndërsa më 9 shkurt, në Torino do të luhet ndeshja e kthimit. Gjysmëfinalja është faza e vetme e Kupës së Italisë që luhet në dy ndeshje.

 

Interi do të presë “Biankonerët” në stadiumin “San Siro”, të martën më 2 shkurt, nga ora 20:45, ndërsa që tani dihet se Romelu Lukaku dhe Ashraf Hakimi janë të pezulluar për këtë sfidë, pasi që u ndëshkuan me kartonë të verdhë kundër Milanit. Nëse Napoli fiton ndaj Spezia, ndeshja e parë e asaj gjysmëfinale do të jetë në stadiumin “Diego Armando Maradona” më 3 shkurt, ndërsa përballja kthyese në terrenin e Atalanta-s, më 10 shkurt.

LEXO EDHE:

Back to top button