Kupa e Kosovës, duele direkte dhe sfida pa favorit të qartë
Kupa e Kosovës hyn në fazën vendimtare, me katër përballje interesante që premtojnë rivalitet, emocione dhe luftë për gjysmëfinale.
Vëmendja kryesore pritet të jetë në Suharekë, ku Ballkani përballet me Gjilani. Një duel mes dy emrave të mëdhenj të futbollit kosovar, që premton intensitet, cilësi dhe emocione deri në vërshëllimën e fundit.
Në Podujevë, Llapi pret Malishevën. Vendasit synojnë të shfrytëzojnë përvojën dhe terrenin e tyre, ndërsa mysafirët vijnë me ambicie të qarta për të vazhduar rrugëtimin në Kupë.Në Klinë, Dukagjini do të përballet me Feronikelin ‘74 në një duel ku të dy ekipet synojnë historinë. Një ndeshje e hapur, ku detajet pritet të bëjnë diferencën dhe ku kualifikimi mbetet i paparashikueshëm.
Një tjetër përballje interesante zhvillohet mes Ferizajt dhe Vushtrrisë, ku përballen dy skuadra me objektiva të ndryshme, por me të njëjtin synim: kalimin në gjysmëfinale.
Çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës
Dukagjini – Feronikeli 74’
Llapi – Malisheva
Ferizaj – Vushtrria
Ballkani – Gjilani







