Kupa, FC Shkupi dhe Renova pa vështirësi

Skuadra e Vardarit, siguroi kualifikimin në raundin tjetër të Kupës së Maqedonisë, pas ekzekutimit të penaltive, pasi ndeshja me Vardarin e Forinës, në kohën e rregullt u mbyll me barazim 2-2. Ndërkohë në përballjet e zhvilluar sot, skuadra e FC Shkupit shënoi fitore në terrenin e Sllogës në Vinicë me 2-1, ndërsa Renova u tregua bindëse në sfidën me Ohrin , duke e mundur me 4-0. Mjaft bindës ishte edhe Sileksi, që me 3-0 mundi Teteksin. Ndërkohë përmes penaltive, Rabotniçki dhe Makedonja Gjorçe Petrovi kaluan sfidat e Vëllazërimit dhe Pobedës. Përballja e fundit zhvillohet në mes skuadrave Kit Go dhe Skopjes. Gjysmëfinalistët e vitit të kaluar, Shkëndija, Akademia Pandev, Bregallnica dhe Struga Trim Lum, kalojnë në raundin e dytë.

Kupa e Maqedonisë – Raundi i Parë

Pobeda 0-0 Makedonija (0-1)

Pelisteri 4-0 Luboteni

Slloga Vinicë 1–2 FC Shkupi

Vardar Forinë 2-2 Vardari (8-9)

Veleshta 1–2 Kozhuvi

Rosomani 1–5 Bellasica

Ohër 0–4 Renova

Labunishti 0–3 Sileksi

Sasa 2–2 Boreci (3-2)

Gostivari 5–0 Tikveshi

Vëllazërimi 0–0 Rabotniçki (3-4.  

Kit Go – Skopje

LEXO EDHE:

Back to top button