“Kuqezinjët” arrijnë në kampin bazë, Silvinjo lë në pushim futbollistët

Kombëtarja e Shqipërisë, është vendosur “Kaiseraut” në kampit bazë, ku do të qëndrojë përgjatë përgatitjeve në Euro Gjermani 2024. Pas akomodimit në qendrën sportive, trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë vendosur të lënë pushim këtë dielë lojtarët dhe nuk do të ketë senacë stërvitore.
Ndërkaq, Departamenti i Komunikimit në FSHF në me dije se do të jetë mesfushori Ylber Ramadani, i cili do të jetë në konferencën për media ditën e sotme me fillim nga ora12:00.
Të hënën skuadra do të vijojë normalisht seancat stërvitore që do të jetë si zakonisht të hapura për mediat 15 minutat e para.
Kujtojmë që kombëtarja e Shqipërisë ndodhet në Grupin B në Euro 2024 së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Ndeshja e parë e “kuqezinjve” në Gjermani do të jetë më 15 qershor, kur do të përballen me Italinë me fillim nga ora 21:00.