“Kuqezinjët” nga Milano piketojnë “bomberin” kanadez

Objektivi i Milanit për verën e ardhshme në repartin e sulmit është Xhonatan Dejvid. “Gazzetta dello Sport” raporton se në stendat e gazetave se qendërsulmuesi kanadez është i lidhur me Lille-n me një kontratë që skadon më 30 qershor të vitit 2025 dhe në fund të sezonit, një vit para skadimit të marrëveshjes, drejtuesit e Milanit mund të bëjnë përpjekjen për ta transferuar.

Verën e kaluar vlerësimi i Xhonatan Dejvidit ishte 60 milionë euro. Tashmë duket se vlera e tij ka rënë dhe me 40 milionë euro, Milani mendon se do të ishin mëse të mjaftueshme për ta sjellë në Milano.

LEXO EDHE:

Back to top button