“Kuqezinjtë” e Piolit nuk e kanë më fatin në dorën e tyre

Një mbrëmje e hidhur për Milanin, që u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borusia Dortmund, duke minimizuar mundësitë e kualifikimit nga grupi.  Me vetëm një ndeshje të mbetur, grupi F kryesohet nga Dortmund me 10 pikë, që ka siguruar edhe kualifikimin, i ndjekur nga PSZH me 7 pikë dhe Njukasëll e Milan me nga 5 pikë.

Njukasëll dhe Milan do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshjen e fundit më 13 dhjetor në Angli, megjithatë as fitorja mund të mos u shërbejë kuqezinjve për t’u kualifikuar. Kjo pasi PSZH-së i mjafton një pikë në transfertë ndaj Dortmundit për t’u kualifikuar matematikisht, në rast fitoreje të Milanit në Angli.

Nga ana tjetër, fitorja e mundshme e Njukasëll kërcënon jo pak PSZH-në, që do të jetë e dënuar të triumfojë në “Signal Iduna Park” për t’u kualifikuar. Thënë ndryshe, “kuqezinjtë” e Piolit nuk e kanë më fatin në dorën e tyre, por do të shkojnë në Angli për të fituar, që të sigurojnë minimalisht pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

I vetmi kombinim që i kualifikon nga grupet e Ligës së Kampionëve është triumfi në Angli ndaj Njukasëllit dhe fitorja e Dortmundit në Gjermani ndaj PSZH-së. Në këtë rast Milani do të renditej i dyti me 8 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button