“Kuqezinjtë” sigurojnë “po”-në e mesfushorit holandez

Klubi Italian, Milani ka bindur Tijjani Reijnders për të ardhur në “Milanello” t’u bërë pjesë e skuadrës së Stefano Piolit. 24-vjeçari holandez luan si qendërmesfushor dhe mesfushor i avancuar dhe është pjesë e AZ Alkmaar në Eredivisie.
Reijnders zotëron një teknikë të mirë, por ka edhe shpejtësi dhe forcë të madhe fizike. Pavarësisht disa ofertave nga Premier League, ai preferon kalimin te Milani.
“GDS” shkruan se drejtuesit e klubit italian kanë arritur akordin me lojtarin tulipan. Kontratë 5-vjeçare dhe 1.7 milionë euro në sezon për Reijnders. Tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me AZ, që kërkon 18-20 milionë euro për të lejuar transferimin e mesfushorit drejt Serie A.
Milani ka një avantazh, pasi Billi Bin, konsulent i Geri Kardinals, pronarit të “kuqezinjve”, ka një pjesë të aksioneve në klubin holandez.