Kur bie shi, këtë rrugë mund ta kalojnë vetëm shoferët më me përvojë

Kur bie shi, këtë rrugë mund ta kalojnë vetëm shoferët më me përvojë

“Atlanterhavsvegen” ose Rruga e Atlantikut në Norvegji është një mrekulli e vërtetë arkitekturore. Kjo rrugë 8.2 km e gjatë është pjesë e Rrugës Kombëtare Norvegjeze 64 dhe lidh shumë ishuj më të vegjël në qarkun Mere dhe Rumsdal në perëndim të vendit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @urban_explore_girl

Si pjesë e rrugës ka disa argjinatura dhe deri në 8 ura, më e njohura prej të cilave është Storseisundet, e cila ngrihet 23 metra mbi det. Por edhe kjo nuk mjafton për të mbrojtur makinat në rrugë nga hyrja e ujit kur ka stuhi.

Vozitja në këtë rrugë kthehet në një lojë të vërtetë nervash kur fillon të bjerë shi ose kur deti norvegjez trazohet. Jo vetëm që mjegulla dhe retë zvogëlojnë dukshmërinë në rrugë, por vëmendja e shoferëve shpërqendrohet edhe nga perdet e ujit që ngrihen papritur mbi makinë.

Kjo është arsyeja pse vetëm shoferët më me përvojë me koordinim të shkëlqyer lëvizin këtu.

LEXO EDHE:

Back to top button