“Kur isha 6 vjeç më dhunuan, në moshën 8-vjeçare shpërndaja dr*gë”

Mesfushori 27-vjeçar anglez Dele Alli, ka shtangur të gjithë me rrëfimin e jetës së tij. Në një deklaratë të dhënë në YouTube të Gary Nevill, në emisionin “The Overlap”, ai ka zbuluar disa sekrete të jetës së tij fëminore.

“Kur isha 6 vjeç më kanë dhunuar seksualisht. Një vit më vonë nisa të pija duhan dhe kur mbusha 8 vjeç nisa të shpërndaja drogë”, u shpreh Dele Alli, që është rikthyer në Angli pas një sezoni të mbushur me probleme te Beshiktash.

 

Më tej, Dele Alli shton: “Në moshën 12-vjeçare me adoptuan dhe që nga ajo kohë më duket sikur jam adoptuar nga një familje fantastike. Fëmijëria ime ka qenë një traumë për mua”.

 

Dele Alli shkëlqeu kur ishte ende një adoleshent me fanellën e Totenhamit, me 18 gola të realizuara në sezonin 2016-2017. Më pas karriera e tij mori një rënie të frikshme dhe e ardhmja e tij është ende në dilemë.

LEXO EDHE:

Back to top button