Kur ka qenë hera e fundit që keni fjetur lakuriq? Ja pse duhet ta bëni më shpesh

Gjumi pa rroba të jep një ndjenjë lirie absolute. Është gjithashtu një recetë e shkëlqyer për rritjen e dëshirës seksuale, sepse kur jemi të zhveshur, thjesht ndihemi më seksi. Dhe të prekësh partnerin, lëkurë për lëkurë, është gjithashtu shumë seksi

Sipas një studimi ndërkombëtar të Fondacionit Kombëtar Amerikan të Gjumit, një në tre meshkuj flenë lakuriq dhe për këtë arsye jeta e tyre e dashurisë është më e mirë se ata që flenë me pizhame. Ata janë më intimë me partnerin e tyre, dhe intimiteti relakson dhe krijon një ndjenjë lumturie. Kjo rezulton në një ulje të presionit të gjakut, rrit imunitetin dhe redukton ndjenjat e ankthit. Krahas një dashurie më të mirë dhe sigurisht jetës seksuale, gjumi pa rroba përmirëson cilësinë e gjumit, shkruan “Men’s Fitness” .

Temperatura e trupit është më e ulët, gjë që kontribuon në gjumë më të thellë. Dhe organet gjenitale do t’ju falënderojnë nëse nuk i fshihni me pizhame. Ekspertët besojnë se ato ajrosen në këtë mënyrë, gjë që redukton mundësinë e zhvillimit të baktereve. Vagina do të jetë më pak e lagësht dhe më pak e prirur ndaj infeksioneve, dhe testikujt do të jenë më të ftohtë, gjë që ruan shëndetin e spermës.

Dhe lëkura juaj do t’ju falënderojë sepse është e vetmja mundësi që ajo të marrë frymë lirshëm, gjë që zvogëlon mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të lëkurës. Domethënë, gjatë gjithë ditës lëkura mbulohet me rroba dhe këpucë nën të cilat shpesh djersihemi dhe nëpër poret mund të depërtojnë kimikate nga detergjentët apo zbutësit e rrobave.

Dhe një detaj tjetër – nëse nuk flini me pizhame, do të kurseni në buxhetin e shtëpisë. Nuk do t’ju duhet t’i blini, t’i lani, t’i hekurosni… Nëse jeni të ftohtë gjatë natës, më mirë mbulohuni me një batanije tjetër dhe lëreni trupin tuaj të vazhdojë të shijojë lirinë.

LEXO EDHE:

Back to top button