Janë të njohura pothuajse në të gjitha faqet ndërkombëtare të internetit, në video dhe foto shprehjet e ndryshme të fytyrës së Elisabetta Savigni Ullman, përkthyeses italiane të Shtëpisë së Bardhë, në dy raste të veçanta, në të cilat ajo ka shoqëruar presidentët e fundit amerikanë, Donald Trump dhe Joe Biden.
Fytyra e saj duket e vrenjtur, mes hutimit dhe zemërimit, teksa përktheu fjalët e ish-presidentit republikan, Donald Trump gjatë takimit me presidentin e Republikës Italiane, Sergio Mattarella, në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2019.
Ajo foto bëri bujë për zonjën nga Livornoja, e cila jeton në SHBA që nga viti 1989 dhe që ka punuar me shumë presidentë duke filluar me Bill Clinton.
Por, dje, ajo u shfaq pranë Joe Biden dhe papa Françeskut, e buzëqeshur dhe e lumtur nga fjalët e presidentit demokrat amerikan.
Nga ana tjetër, edhe shprehjet e fytyrës së papa Françeskut kanë tërhequr vëmendjen.
Ai duket i zymtë me Trump, por më shumë se miqësor me Biden.








