Kurban Bajrami po festohet edhe në Shqipëri e Kosovë

Kurban Bajrami po festohet edhe në Shqipëri e Kosovë

Gazetar: Ajnur Bafqari

Atmosfera festive e Kurban Bajramit u ndje në të gjithë, Shqipëri, Kosovë dhe vendet tjera me popullatë të besimit islam. Nuk munguan mesazhet për paqe, mirësi, unitet, mirëkuptim dhe tolerancë ndërfetare, por theks i veçant u vendos në lutjet për vendet e përfshira nga luftërat.

Për shkak të përshtatjes së Sheshit Skënderbej për ndjekjen e ndeshjeve të Evropianit, manifestimi qendror i faljes së namazit të Bajramit në Tiranë, u zhvendos disa metra më larg, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Kjo festë sjelltë për ne mirësi e begati në vatrat tona, familjet tona, te fëmijët tanë dhe anekënd botës, uroj dhe shpresoj që Zoti sa më shpejtë të lëshojë paqen dhe mirësinë në mesin e njerëzve dhe sidomos aty ku ka vatra lufte nëpër botë, sepse edhe ata kanë të drejtë që të festojnë, jo vetëm këtë festë, por të gjitha festat”, tha Bujar Spahiu, Kryetari i komunitetit mysliman Shqipëri.

Në Kosovë, manifestimi qendror u mbajt në xhaminë e madhe në Prishtinë.

“Lusim Zotin xh.sh që të rikthejë paqen në Palestinë dhe në Ukrainë. Festat tona fetare duhet të shfrytëzohen për të sjellë lumturi dhe gëzim në zemrat e atyre që kanë nevojë, duke trajtuar të sëmurët, e vizituar të afërmit, duke shkëmbyer urime me miqtë dhe duke mbjellë këto vlera në mendjet dhe zemrat e fëmijëve dhe të rinjëve tanë. Vetëm kështu forcojmë edhe më shumë trungun tonë familjarë”, tha Naim Tërnava, Myftiu i Kosovës.

Namazi i Kurban Bajramit është falur në të gjitha qytetet e rajonit, ku besimtarët janë bërë pjesë e ritualeve fetare në xhamitë e vendit./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button