Kurti: BE dhe SHBA ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e saj

Kurti: BE dhe SHBA ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian, SHBA dhe aleatët e tjerë që ta nxisin Serbinë për përmbushjen e draftit franko-gjerman, plotësisht dhe pakushte.

Kurti ka thënë se Serbia ka rënë dakord me versionin përfundimtar, por tani po kërkon ta minojë atë.

“Një vit më parë, lidershipi i BE-së në bashkëpunim me Gjermaninë dhe Francën na prezantuan një projekt-traktat për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi. Serbia ra dakord me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani po kërkon ta minojë atë. BE, SHBA dhe aleatët e tjerë duhet ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e saj të traktatit, plotësisht dhe pa kushte”, ka shkruar Kurti në platformën “X” i njohur më parë si ‘Twitter’.

LEXO EDHE:

Back to top button