Kurti ia thotë Vuçiqit në sy: Që rajoni të integrohet sa më shpejt duhet të ndalen kërcënimet mes fqinjëve
Kurti ia thotë Vuçiqit në sy: Që rajoni të integrohet sa më shpejt duhet të ndalen kërcënimet mes fqinjëve

Në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimore me përfaqësuesit e lartë të BE, SHBA dhe institucioneve financiare ndërkombëtare mbi Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha në tryezë ku ishte i pranishëm dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç se që rajoni të integrohet sa më shpejt duhet të ndalen kërcënimet mes fqinjëve për çështjen e sigurisë.
Kurti shtoi mes të tjerash se Kosova e ka gati agjendën e reformave, e cila do t’i dërgohet sa më shpejt që të jetë e mundur institucioneve të BE.
“Duhet të jemi konstruktivë në angazhimin tonë dhe në fuqinë transformuese që kemi. Kosova është e gatshme për reforma. Që rajoni të integrohet duhet që kërcënimet e sigurisë të ndërpriten. Kjo nuk mund të ndodhë nëse liria për mallra shfrytëzohet që të mbarten municione. Marrëdhëniet normale janë kyç për shfrytëzimin e potencialit. Në demokraci liberale ka rëndësi sundimi i së drejtës”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. /Alsat.mk