Kurti ka thënë se nëse për partitë politike në Kosovë ka qenë e pamundshme të gjendet një figurë unifikuese për president të shtetit
Kurti ka thënë se nëse për partitë politike në Kosovë ka qenë e pamundshme të gjendet një figurë unifikuese për president të shtetit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nëse për partitë politike në Kosovë ka qenë e pamundshme të gjendet një figurë unifikuese për president të shtetit, atëherë pajtohet që secila parti të ketë kandidatin e vet. Për të propozuar një kandidat për president duhet siguruar 30 nënshkrime deputetësh. Vetëvendosje e vetme, i ka 57. Të gjitha partitë tjera i kanë më pak se 30 deputetë. Për zgjedhjen e kandidatit nevojiten të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para, ose 61 në të tretin, prej 120 votave në total.
“Nëse nuk arrijmë të gjejmë një figurë unifikuese që siguron mbështetjen e të paktën 80 deputetëve, atëherë një nga opsionet e mbetura është që secila parti të propozojë kandidatin e vet për president dhe të gjithë t’i nënshtrohen garës brenda Kuvendit. Në fund do të fitojë ai ose ajo që arrin të marrë mbështetjen e deputetëve nga tri rundet, siç e kërkon Kushtetuta në procedurën e saj, deklaroi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.








