Kurti: Marrëveshja me Serbinë të zbatohet pa kushte
Kurti: Marrëveshja me Serbinë të zbatohet pa kushte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve me Serbinë, dhe Aneksi i saj duhet të zbatohen shpejt dhe pa kushte dhe të jetë zbatim i plotë. Kurti u takua sot me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, dhe shefin e zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog. Gjatë takimit me zyrtarët evropianë, sipas njoftimit, Kurti bisedoi me ta për tensionet e fundit në veri të Kosovës, pas hyrjes në zyrat komunale të kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq në mars në Ohër, u arrit edhe pajtimi për Aneksin e zbatimit të saj. Kjo marrëveshje, nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. /Alsat.mk